“E preka në zemër Papa Gjon Palin II” – Ja çfarë i dhuroi shkodrani me nanizëm
Ardit Mancaku është 44-vjeçari me nanizëm nga Shkodra, i cili edhe pse i braktisur nga familja në moshën 2 vjeçare dhe me 18 operacione në trup, është gjithmonë shumë i buzëqeshur. Ai punon dhe është pjesë e një bande muzikore në Shkodër, teksa dëshiron dhe të krijoje familjen e tij, gjë që nuk e ka arritur deri më sot.
Atij i duhet që me vete të ketë gjithmonë patericat, por kjo nuk e kufizon aspak në jetën e përditshme, madje i është bërë e zakonshme.
Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians ai u shpreh se të qenët me nanizëm nuk e privon atë nga punët e përditshme që siç tha i japin lumturi.
Ai tregoi se 30 vjet më parë është takuar me Papa Gjon Palin II në Vatikan nga i cili ka marrë bekimet.
“Jam takuar në 93, ka qenë dita e të sëmurëve ën Vatikan dhe i kam dhënë një vizatim ku kisha vizatuar një lule, një pemë, një pulë dhe një shtëpi dhe i kam thënë kjo është për ty. Është prekur në zemër dhe më ka dhënë bekimin sa më ka parë duke ecur me këmbët e mia. Është mrekulluar kur më ka parë duke ecur sepse Nënë Tereza ka qenë dora e Zotit”, tregoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar