Magjia e Champions League, luhet sot supersfida PSG-Milan

25 Tetor 2023 | 15:38

Sytë e gjithë Evropës do të jenë në Parc de Princes aty ku vendësit do të presin djallin nga Italia. PSG dhe Milan përballen me njëra-tjetrën për herë të 4 në historinë e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër. Forma që po kalojnë të dyja skuadrat nuk është më e mirë, por shkak janë bërë dëmtimet, ku tek italianët janë 6 futbollistë, ndërsa tek PSG 4 prej tyre nuk janë në dipsozicion të Enrique. Në të njëjtin grup, një tjetër përballje që premton spektakël është ajo mes Newcastle dhe Dortmund.

Qymyrxhinjtë vijnë pas fitores së thellë me PSG, ndërsa synojnë të përsërisin të njëjtin sukses ndaj verdhezinjve. Barcelona kërkon fitoren e tretë e të konfirmohet në krye të grupit H, ndërsa pengesa e radhës është Shakhtar Donetsk. Blaugranët vijnë të copëzuar në këtë përballje, me 7 lojtarë që nuk janë në dispozicion, por pavarësisht këtij fakti janë favoritë. Sfida tjetër është ajo mes Antëerp dhe Porto.

Kampionët në fuqi të Manchester Cityt udhëtojnë drejt Zvicrës, aty ku i presin djemtë e rinj. Këta të fundit pa ndonjë synim, kur bëhet fjalë se përballë kanë ekipin më në formë të momentit. Interes po ashtu në grup ka përballja mes Leipzig dhe Crvena Zvezda, ku në rast fitore gjermanët do të forconin më tepër pozitat.

Me dy humbje radhazi Celtic do të luajë ndaj Atletico Madrid, që kërkon kreun, teksa me më rëndësi në grupin E është Feyenoord-Lazio.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026