“Prokurorët u thirrën në Amerikë”, Karamuço: Trajnimet i bënë mbi dosje të vërteta
Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte këtë të premte i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku tha se metoda e hetimit që po përdor SPAK është e shkollës Amerikane. Ai tha se këto metoda janë metoda të FBI-së
Karamuço shtoi se prokurorë të SPAK dhe të Byrosë kombëtare të hetimit janë thirrur për trajnime në Amerikë, ku kanë punuar mbi dosje të vërteta të Shqipërisë dhe ku është mësuar metoda me të cilën duhet të hetonin.
“Kjo që po ndodh tani, që ne e bëjmë vetëm në manuale skolistike, është shkollë anglosaksone amerikane. Kjo shkollë nuk merret fare me individin pa i qepur dosjen. Shkon vetëm te prova. Kjo është shkollë e FBI-së. Këta ndjekin paranë, ku duhet të shikosh se kush të bëri punimet, ku të vjen posta, kush e merr postën.
Janë detaje shumë të rëndësishme për të mbërritur te prova. Individin ti e merr në fund. Kjo është shkollë amerikane. Në këtë shkollë janë thirrur edhe prokuror të SPAK-ut në Amerikë, edhe nga BKH-ja, kanë shkuar për trajnime. Atje ata trajnimin e kanë bërë mbi dosje të vërteta që kanë filluar të plasin një nga një në Shqipëri. Ata janë njohur me kazusin e dosjeve dhe u janë dhënë metodat me të cilat do bëhej hetimi”,-tha profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 10:26 Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 09:53 Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes