Arrestimet e SPAK| Rumano: I radhës tip sportiv, jashtë shtetit, funksionar i lartë

27 Tetor 2023 | 22:09

Avokati Gentian Rumano tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se personi tjetër që pritet të arrestohet nga SPAK është tip sportiv dhe ndodhet jashtë shtetit.

Sipas tij bëhet fjalë për një funksionar të lartë, por përveç kësaj, avokati nuk dha të tjera të dhëna.

“Ka disa të dhëna shumë të sigurta që është funksionar i lartë, ndodhet jashtë shtetit, tip sportiv,” – u shpreh Rumano.

Ndërkohë më herët, në po të njëjtin debat gazetari Ferdinand Dervishi tha se frika e përgjimeve është shumë e madhe edhe në Policinë e Shtetit, duke nënkuptuar se dhe zyrtarët e këtij institucioni i druhen lëvizjeve të SPAK.

Sipas tij, shumë funksionarë të lartë në Policinë e Shtetit kanë ikur jashtë shtetit me pretekstin se kanë sëmundje të pashërueshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026