Gjinekologu: Spitali vetëm me gra është më keq se spitali vetëm me burra

30 Tetor 2023 | 09:31

Astrit Bimbashi, mjeku obstetër gjinekolog, tha në “Good Morning Albanians”, se në profesionin e tij janë shumë pak meshkujt e rinj që po zgjedhin të sepcializohen.

Ai tha se në përgjithësi ky profesion po zgjidhet më shumë nga vajzat dhe se do duhej të bëheshin mbase kuota gjinore, pasi sipas tij një spital vetëm me gra është më keq se një spital vetëm me burra.

“Të gjithë specializantët vitet e fundit janë vajza. Kemi jashtëzakonisht pak djem. Ai nuk është një profesion i lehtë, ka urgjenca nate. Ndoshta ka ardhur koha që të ketë kuota gjinore, sepse spitali vetëm me gra është më keq se spitali të jetë vetëm me burra. Kështu e mendoj unë.

Në çdo punë ku ka urgjenca, probleme madhore, ne që kemi 32 vite, i kemi ngjitur gratë edhe në krah, po ju them pjesën më banale. Po ka ndërhyrje të rënda, operacione që zgjasin shumë. Normalisht duhet të ketë edhe meshkuj në këtë profesion”,-tha gjinekologu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024