Përplasja mes ndërtuesve në Tiranë, 120 familje mbeten në rrugë. Flet avokati
Ditën e sotme disa banorë kanë protestuar në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Tiranës, pasi kanë hasur problematika me ndërtuesit e kompleksit në rrugën “Ndre Mjeda”. 120 familje kanë mbetur në rrugë si pasojë e një konflikti mes dy ndërtuesve në Tiranë që ka nisur nisur që në vitin 2017.
Avokati Robert Karati tha se Gjykata e Apelit ka vendosur që në dhjetor të 2022 të futeshin brendabanorët të cilët në këtë çështje janë viktima, por vendimi i formës së prerë sipas avokatit nuk është ekzekutuar.
“Ka nisur një konflikt civil që në 2017, banorët janë të ndarë në dy grupe. Ka pasur dy subjekte që ndërtoheshin aty, njëri është investitor, tjetri subjekt, por të dy me kontrata dhe janë në një konflikt civil prej 7 vitesh.
Prokuroria ka nisur një procedim penal, ku ka bërë sekuestro preventive për të gjithë pallatin. Njëri nga subjektet i ka futur banorët e vetë në pallat. Pritet të futen edhe banorët e tjerë. Banorët në fakt siç e përcakton prokuroria dhe gjykata janë viktima të këtij konflikti që ka ndodhur, e me të drejtë Gjykata e Apelit ka vendosur që në dhjetor të 2022 të futeshin brenda.
Ky vendim nuk është zbatuar. U interesuam, vendimi ka ardhur para katër 5 ditësh ka dalë edhe ekzekutimi, është shkuar për t’u ekzekutuar, por nuk është bërë. Unë nuk e kuptoj si mund të mos ekzekutohet vendimi i formës së prerë, kjo është e pafalshme. Jemi në kushtet që kemi një urdhër ekzekutimi i cili duhet të ekzekutohet brenda 5 ditësh”,-tha avokati Robert Karati.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:24 Iraku paralajmëron se do të largohet nga OPEC nëse nuk rritet kuota e prodhimit të naftës
- 11:11 Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer