BBC shkruan për lobimin e Bashës: Dyshimet për kompanitë ruse
BBC, ka publikuar këtë të martë një investigim të gjatë në lidhje me mënyrën si rrethi i ngushtë i Vladimir Putin ka përdorur kompani të ndryshme “guaskë”, për të fshehur pronarët, për të marrë pagesa të paligjshme dhe për të depërtuar në ekonominë britanike.
Alpha Consulting me bazë në ishujt Seychelles ndihmoi në formimin e më shumë se 900 partneriteteve në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat u përdorën si kompani për të fshehur pronarët e vërtetë rusë, miq të Putin.
Pjesë e kompanive të lidhura me Alpha Consulting sipas BBC është dhe Beratex Group Ltd, një kompani e ish-kreut të Wagner Yevgeni Prigozhin, e cila “fshihte” dhe jahtin e përdorur prej tij.
Pjesë e investigimit përmendet dhe lobimi i Partisë Demokratike në SHBA në vitin 2017.
BBC shkruan se dyshohet se kryedemokrati Basha ka lobuar për të pasur një foto me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.
Media britanike shkruan se ka dyshime se kompania Biniatta Trade LP e cila pagoi lobistin amerikan Nick Muzin, në emër të PD, është një kompani e lidhur me Alpha Consulting.
BBC shkruan se kryedemokrati nuk iu përgjigj ftesës së tyre për të dhënë një reagim.
“Në mars 2017, kompania Biniatta Trade LP, pagoi një lobist amerikan në emër të Lulzim Bashës, kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Lobisti organizoi qasje tek politikanët republikanë dhe një mbledhje fondesh, ku zoti Basha ishte në gjendje të merrte mundësinë e një fotografie me presidentin e atëhershëm Donald Trump. Foto e përdorur më vonë në fushatën zgjedhore në Shqipëri.
Raportet e vitit të kaluar sugjeruan se inteligjenca amerikane besonte se fushata zgjedhore e zotit Basha, slogani i të cilit ishte “Bëje Shqipërinë të Madhe përsëri”, ishte mbështetur fshehtas nga Rusia me 500,000 dollarë.
Pronësia e Biniatta-s ishte fshehur përmes kompanive “ofshore” dhe drejtorëve të rremë, por dokumentet e zbuluara të Alpha përfshijnë një marrëveshje nga viti 2015, kur u krijua partneriteti, i cili emëronte pronarin përfitues si një shtetas rus i quajtur Maxim Trofimets.
Në verën e vitit 2017, kur ligji për partneritetet skoceze ndryshoi, Trofimets nuk u deklarua si “personi i kontrollit të rëndësishëm” të Biniatta-s dhe një kandidat i Alpha deklaroi në mënyrë të rreme se firma kishte dhënë të gjithë informacionin që duhej.
Të nesërmen, i njëjti kandidat i Alpha nënshkroi fshehurazi një marrëveshje të re autorizimi, duke rinovuar kontrollin e Trofimets mbi Biniatta”, thuhet në artikull.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve