Shkrimi i BBC/ Genc Burimi: Masa që mund tëmarrë KE për Lulzim Bashën
Rrjeti britanik, BBC, publikoi këtë të enjte një investigim të gjatë mbi disa kompani guaskë ruse, ku ka dyshime që lobimi i kryedemokratit Basha në SHBA në vitin 2017 të jetë financuar prej tyre.
Analisti Genc Burimi në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se pas publikimit të artikullit nuk beson që Këshilli i Evropës do të vazhdojë bashkëpunimin me Lulzim Bashën, i cili aktualisht është reporter për konfiskimin e aseteve të Kremlinit.
Më tej theksoi se nga ana tjetër Basha, po mbrohet nga Amerika në lidhje me këtë çështje.
“Bardhi ndryshe nga Salianji përfaqëson shumicën e deputetëve në PD. Artikulimi i Bardhit ka një fuqi më të madhe se Berisha dhe Salianji. Shkrimi i BBC nuk vihet në diskutim është një media e pavarur. Për mua i vetmi dëm për Bashën është shkrimi i BBC që do të paraqitet te ndërkombëtarët në një kohë që Basha është reporter për konfiskimin e aseteve të Kremlinit. Këshilli i Evropës nuk do të vazhdojë më me Bashën. Por nga ana tjetër Bashën e mbron Amerika dhe SPAK.
Amerikanët nuk mund të heqin dorë nga Basha sepse po ra Basha do të kthehen nga Rama. Kjo është fatkeqësia. Bardhi sot duhet të hap sytë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:42 Arbitri shqiptar Florian Lata do të gjykojë finalen e Euro U-17 mes Belgjikës dhe Italisë
- 11:30 Një dron detar shpërthen pranë Portit të Konstancës në Rumani, evakuohet zona (VIDEO)
- 11:29 Nis seanca për Metën dhe Kryemadhin, gjykata ndalon praninë e medias në seanca
- 11:20 Në të njëjtin orar në Vlorë, protesta për Zvërnecin, tubimi i PD-së dhe takim i PS-së me Ramën
- 11:14 Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
- 11:05 Familjarët e vrasësit të policit morën subvencione për bagëtitë ndërsa ai ishte në kërkim