“Kishte armë”, alarmi i demokratit: Aksioni vazhdon, Berisha më i fortë se kurrë
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi tha në një intervistë se kërkesat e mazhorancës në Parlament janë legjitime, që nuk i ka në dorë mazhoranca por ua siguron rregullorja.
Sipas tij, seancat anormale në kuvend i bën mazhoranca duke provokuar opozitën me veprime nga më të ndryshmet.
I pyetur lidhur me pretendimet e opozitës se brenda ambienteve të Parlamenti kishte persona me armë, Baçi u shpreh se nuk ka parë asgjë me sytë e tij por deputetët që janë shtyrë nga oficerë të Gardës e kanë konfirmuar se ka pasur armë.
“Vetë nuk pashë gjë, që të jem i sinqertë, por në momentin që po shtyheshin me Salianjin, kolegët thanë që një nga punonjësit kishte armë nën xhaketë. Ne vemi në parlament me të paktën 3 kërkesa legjitime që nuk janë në dorë të mazhorancës, por na i jep rregullorja dhe ligj, anormalitetin e bën mazhoranca, ne shkojmë për një seancë normale. Kemi gjetur në Parlament të gjitha dyert e bllokuara përveç njërës, të gjithë punonjësit e gardës rrinë të rreshtuar aty, 20-30. Ka pasur armë dhe kjo është konfirmua nga deputetë që i ka shtyrë oficeri i gardës dhe kanë ndjerë me dorë armën që ka pasur nën xhaketë. Aksioni politik do jetë i vazhdueshëm, i qëndrueshëm me të gjitha mjetet e të bërit opozitë brenda të gjitha rregullave”, tha Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:30 Një dron detar shpërthen pranë Portit të Konstancës në Rumani, evakuohet zona (VIDEO)
- 11:29 Nis seanca për Metën dhe Kryemadhin, gjykata ndalon praninë e medias në seanca
- 11:20 Në të njëjtin orar në Vlorë, protesta për Zvërnecin, tubimi i PD-së dhe takim i PS-së me Ramën
- 11:14 Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
- 11:05 Familjarët e vrasësit të policit morën subvencione për bagëtitë ndërsa ai ishte në kërkim
- 11:01 Plagosja me armë në Vlorë, zbardhet ngjarja: Dyshohet se 37-vjeçari u vetëplagos