Ironizon Blerina Gjylameti: Salianjit nuk i ndez fitili, e provoi

2 Nëntor 2023 | 21:29

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti ironizoi në emisionin Now në Euronews Albania aksionin e opozitës gjatë seancës së sotme në Kuvend që përfundoi me tensione mes deputetëve.

Teksa komentoi ndezjen e tymueseve nga deputeti Ervin Salianji, Gjylameti tha se atij iu deshën 3 flakadanë që të ndizte tymuesen se i ishte djegur fitili.

“Kishte nja tre flakadanë të skaduar, se i ishte lagur fitili, siç i është lagur opozitës. Kjo që ndodh me opozitën sot është fatkeqësi”, tha ajo.

Sipas saj, episodet e dhunës që u panë sot në kuvend nuk bën krenar askënd dhe e kthen vendin shumë vite prapa.

“Nuk mund të rikthejmë Shqipërinë në vitet e errëta të parlamentarizmit. Nuk bën njeri krenar episodet e dhunës, nga parlamenti që është tempulli i demokracisë nuk duhet të përplasen grushtet dhe karriget, kjo e sotmja ishte e paralajmëruar dhe në ditët që diskutohej ligji më i rëndësishëm i shtetit që është buxheti”, tha Gjylameti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026