Malltezi ankimon sekuestrimin e pronave: Janë me burime të ligjshme
Avokatet e Jamarbër Malltezit kanë ankimuar në Gjykatën e Posçme të Apelit vendimin për sekuestron e pronave. Avokatët pretendojnë se pronat e sekuestruara janë nga burime të ligjshme.
Kujtojmë se pak ditë më parë avokatët ankimuan edhe masën “Arrest me burg” duke kërkuar revokimin e saj.
Malltezi u arrestua në Rinas më 21 tetor. Arrestimi u bë me urdhër të SPAK, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.
Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv.
Për të njëjtën çështje GJKKO ka caktuar masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe për Sali Berishën dhe sipërmarrësin Fatmir Bektashi.
Ish-kryeministrit i është ndaluar dalja jashtë shtetit dhe mbi të është ngritur akuza e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve