Plani i azilantëve që kthehen nga BE, qeveria 6.6 mln euro për integrimin e tyre

7 Nëntor 2023 | 16:10

Azilantët që kthehen nga vendet e BE-së do t’u sigurohet një punë dhe një arsim profesional, me qëllim ri integrimin në vendin e tyre.

Ky është fokusi kryesor i strategjisë së hartuar nga Ministria e Brendshme për migracionin e rregullt. Projektvendimi i hedhur për konsultim publik, ka një afat 6 vjeçar nga viti 2024 e deri në 2030, ku deri në 2026 ka një kosto prej 6,6 milion euro.

Për azilantët shqiptar që rikthehen nga vendet e BE-së, fillimisht parashikohen fushata informuese mbi mundësitë e tregut të punës në Shqipëri, ku ata mund të marrin shërbimin e informacionit pranë zyrave dhe sporteleve të bashkive.

Projekti gjithashtu parashikon nënshkrimin e marrëveshjeve bashkëpunuese me strukturat që ofrojnë shërbime të formimit profesional, ndihmës ekonomike dhe sociale me qëllim riintegrimin sa më efektiv të atyre që rikthehen.

Nga ana tjetër, edhe rritja e numrit të shtetasve të huaj që qëndrojnë në Shqipëri, ka sjellë nevojën për politika dhe programe mbi aksesin në shërbime për imigrantët pranë institucioneve.

Strategjia e përgjithshme synon nxitjen e migrimit të rregullt duke rritur bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare.

Kthimi vullnetar i emigrantëve në atdhe por edhe parandalimi i hyrjeve të parregullta në Shqipëri, janë në fokus kryesor.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026