Meta në SPAK, avokati: Nuk mund të flasë kundër, i ka dekretuar vetë prokurorët
Avokati Arben Llangozi është shprehur se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk mund të flaës për sistemin e drejtësisë, pasi sipas tij, është vetë ai që i ka dekretuar këta prokurorë.
Komentet Llangozi i bëri në një intervistë në EuroNews Now në EuroNews Albania, pas marrjes në pyetje të Metës nga SPAK lidhur me aferën ÇEZ-DIA.
Sipas Llangozit, SPAK duhet përgëzuar për punën e vetë dhe shtoi se të gjithë politikanët e nivelit të lartë duhet të përballen me drejtësinë për vendimet që kanë marrë.
“Prokurorët kanë qenë, nuk është se janë zgjedhur tani, akuza politike nuk mund të themi. Unë e kam thënë dhe e them, është për t’u përgëzuar SPAK për punën që bën që Ilir Meta të përballet me drejtësinë, qoftë Meta, qoftë Berisha, e kam thënë që edhe Rama shumë shpejt do të mbëjë përgjegjësi për veprimet që ka kryer.
Është e turpshme që një kryeministër, ish-kryeministër apo edhe një president të flaës për sistemin e drejtësisë. Imagjino qytetarët e thjeshtë që nuk i kanë gazetarët përballë, çfarë mund të thonë. Vetë Meta e ka votuar këtë ligj, e ka miratuar, të gjithë ata prokurorë i ka dekretuar Meta, janë të betuar te Meta.
Nëse Meta ka konstatuar problematika për ta, mund të mos i dekretonte, por ai e ka bërë dhe është i pari që nuk duhet të flaës për ta, aq më tepër kur ai po pyetet për një aferë shumë të madhe dhe një dëm shumë të madh shkaktuar shtetit tonë.
Partia e Lirisë i është drejtuar me këllëzim SPAK, ku ka kallëzuar aferën e inceneratorëve, zotin Ahmetaj, janë arrestuar rreth 40 veta deri tani në bazë të kallëzimit të kësaj partie. Drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar. Meta aktualisht nuk është se është marrë në ndonjë cilësi. Për këtë aferë Meta do të përballet me drejtësinë”, është shprehur Llangozi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut