Izolohen banorët e Dukagjinit/ Rinisin punimet në rrugën e bllokuar, por duhet kohë

8 Nëntor 2023 | 16:26

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë punimeve në rrugën që lidh Shkodrën me Dukagjinin ku humbi jetën eskavatoristi, ka rinisur puna në terren.

Pavarësisht ritmeve të shpejta të punimeve, rruga vijon të jetë e bllokuar dhe e vetmja formë për të kaluar është në këmbë.

Banorët thonë se zhbllokimi i rrugës është i domosdoshëm ndërsa vlerësojnë ndërtimin e rrugës së re.

“Karma e Kirit është më e vështira këtu. Shumë e rrezikshme . E kanë humb jetën Karmës së Kirit shumë persona. Ishalla po bëhet mirë me na e hap se po mbarojnë fëmija dhe ca janë në Dukagjin e ca vijnë , tanë vijnë prej Shalës prej asaj rruge.”

Në kantierin e ndërtimit po punohet nga kilometri zero deri në pikën 2.7 km shpjegon inxhinieri i firmës. Për hapjen e rrugës po pritet ndërhyrja e forcave të specializuara të xhenios në Tiranë për të bërë minosjen dhe më pas shpërthimim e komanduar të masivit shkëmbor.

“Po bëjmë disa vende ku është shembur pjesa e skarpatës , po pastrojmë deri në momentin që të lirohet pjesa e rrugës, të bëhen minat dhe të lirojmë rrugën për Dukagjin. Reshjet krijojnë vazhdimisht sidomos këtë dimër do të krijojnë shqepje të shkëmbinjve pjesa që është e rrëshqitshme, varet tek struktura e tokës”,- tha Fatbardh Halili, teknik i firmës kontraktuese.

Aksi rrugor Prekal – Lotaj, është segmenti i parë rrugës ku kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit. Pas pezullimit disa ditor të punës pas aksidentit tragjik, firma kontraktuese po vijon punën dhe pritet shpërthimi i telekomanduar për të shembur pjesën e masivit të malit çka do të zgjidh pikën në të cilën përben rrezikshmëri për jetën e banorëve por edhe punonjësve të firmës që po bëjnë ndërtimin e këtij segmenti rrugor.

Deri në këtë ndërhyrje, sërisht banorët e Dukagjinit do të vijojnë të ecin kilometra të tëra në këmbë për të shkuar në shtëpitë e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026