Nuk kanë shlyer detyrimet financiare, 3 klube shqiptare dënohen nga Disiplina

9 Nëntor 2023 | 15:19

Formës jo të mirë që po kalon në kampionat Dinamo i shtohet një tjetër problem. Nëndetësja nuk do të mund të përforcohet në 3 periudhat e ardhshme kjo për shkak të një vendimi të komisionit të disiplinës, i cili nuk i lejon të regjistrojë lojtarë të rinj.

Krahas Dinamos, disiplina ka dënuar dhe Tiranën e Skënderbeun, kjo për faktin se nuk kanë shlyer detyrimet finanaciare. Deri në momentet kur dicka e tillë të arrihet, këto skuadra nuk do të mund të transferojnë dot asnjë futbollist. Mes tyre, ajo me nevojën më të madhe për të kryer përforcime në janar është Dinamo, që aktualisht qëndron në fundin e tabelës së klasfikimit.

Në anën tjetër Skënderbeu renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Tirana përkohësisht e treta në kuotën e 18 pikëve. Komisioni i disiplinës gjithashtu ka gjobitur bardheblutë dhe ekipin korcar edhe për episodin e dhunës të regjistruar pas ndeshjes së 5 nëntorit.

Tashmë do të pritet nëse 3 ekipet e sipërpërmendura do të paguajnë vlerat e prapambetura apo jo, për të pasur më pas të drejtë të ndërhyjnë në merkatot e ardshme, qofta dimërore apo verore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026