Studimi për kancerin kolorektal/ ISHP: Nga 2015 deri në 2021 rastet në rritje
Kanceri i zorrës së trashë, i quajtur ndryshe kanceri kolorektal, ka ardhur duke e rritur numrin e rasteve të pacienteve që prek.
Specialistët e Institutit të shëndetit publik kanë marrë në analizë situatën e përhapjes së kësaj sëmundjeje nga viti 2015 deri në vitin 2021.
Të dhënat tregojnë se incidenca e këtij kanceri është rritur nga 6,6 raste për 100 mijë banorë në 2015 në 10,9 raste në 2021.
Konkretisht numrin më të lartë të rasteve e hasim në vitin 2017 me 430 raste dhe në vitin 2021 me 492 raste, ku haset edhe incidenca më e lartë në 10 vitet e fundit.
Risku për t’u diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë rritet me moshën.
Ekspertët bëjnë me dije se kjo rritje është sidomos e shpejtë mbi moshën 50 vjeç për të arritur kulmin në të 60-at.
Prirja e rritjes së riskut ngadalësohet mbi 70 vjeç.
Shumica dërrmuese e rasteve rreth 85% diagnostikohen mbi moshat 50 vjeç dhe nuk ka ndonjë prirje për rritje të rasteve mes grup-moshave më të reja.
Sa I takon shpërndarjes gjeografike vërejmë se incidenca rezulton të jetë mesatarisht më e lartë në qarqet e Vlorës dhe Beratit. Qarqe me nivel të incidencës më të lartë se mesatarja e vendit janë edhe Kukësi, Korça, Gjirokastra e Dibra.
Tirana, Fieri e Durrësi kanë incidencë krahasimisht të ulët, por megjithatë, totali i rasteve të reja në popullatën e qarkut Tiranë përbën rreth një të tretën e totalit të rasteve të raportuara gjatë kësaj periudhe nga gjithë vendi.
Kanceret e zorrës së trashë përbëjnë 6%-7% të totalit të rasteve të reja të diagnostikuara në vit, ndërsa sa i takon vdekshmërinë ato përbëjnë 6.2% ndaj totalit të fataliteteve të shkaktuara nga tumoret.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat