“Konflikti mes dy deputetëve të opozitës”- Tabaku: Nuk i shërben gjendjes së PD
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se nuk e ka pritur aspak mirë konfliktin mes dy deputetëve të opozitës, Kreshnik Çollakut dhe Dashnor Sulës.
Komentet Tabaku i bëri përmes një interviste për “EuroNews Now” në EuroNews Albania, ku tha se këto konflikte nuk i shërbejnë gjendjes aktuale ku ndodhet PD.
“Jam njoftuar për konfliktim mes dy deputetëve të opozitës që në momentin që ka ndodhur, sepse ka ndodhur në Komisionin e Integrimit, në një komision që unë e drejtoj, ka ndodhur mes dy deputetëve të opozitës. Unë preferoj më shumë fjalën, sesa t’i drejtohem kolegëve në një mënyrë më të fortë. Kjo situatë nuk i shërben as gjendjes aktuale të PD dhe as ngërçit ku kjo forcë politike ndodhet”, tha Tabaku.
Kujtojmë se Sula dhe Çollaku janë përplasur verbalisht dhe fizikisht brenda ambienteve të Kuvendit, ndërsa në një moment Sula e goditi Çollakun me dosjen që mbante në dorë”, tha Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor