BE në mëdyshje për miratimin e fondit afatgjatë për Ukrainën
Vendet e Bashkimit Evropian kanë shprehur rezerva ndaj një propozimi për miratimin e një fondi afatgjatë prej 21.4 miliardë dollarësh ndihme ushtarake për Ukrainën, ndërsa lufta e saj e ashpër kundër forcave ruse po vazhdon.
Ministrat e mbrojtjes të BE-së u përgatitën të diskutonin të martën në Bruksel planin e propozuar nga shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell në korrik. Megjithatë, diplomatët thonë se shumë vende, përfshirë Gjermaninë, kanë shprehur rezerva për dhënien e deri në 5 miliardë dollarëve në vit gjatë katër viteve të ardhshme, si pjesë e angazhimeve më të gjera të vendeve perëndimore për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës.
Sipas shërbimit diplomatike të Bashkimit Evropian, Brukseli tashmë i ka dhënë Ukrainës ndihma në armë dhe pajisje me vlerë 26 miliardë dollarë. “Gjermania, me të drejtë, ka shumë pyetje lidhur me këtë. Bëhet fjalë për një shumë të madhe parash”, tha një diplomat i lartë që kërkoi të mbetej anonim.
Debati mbi ndihmën ushtarake vjen ndërsa vendet e Bashkimit Evropian po debatojnë për një propozim për t’i dhënë Ukrainës gati 54 miliardë dollarë ndihmë ekonomike.
Disa vende të BE-së kanë argumentuar gjithashtu se do ta kenë të vështirë të premtojnë ndihmë të madhe afatgjatë sepse buxhetet e tyre janë tashmë të ndrydhura nga shpenzimet e brendshme.
“Disa vende anëtare përballen me një realitet të vështirë të financave publike”, tha një diplomat i dytë i BE-së.
Bashkimi Evropian po përballet me sfida edhe për të përmbushur objektivin e furnizimit të Kievit me 1 milion predha artilerie dhe raketa deri në mars të vitit të ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet