Vrasja e Rizajt në Ekuador/ Pazmino: Po zhvillohet operacioni i quajtur “Ballkani”
Mario Pazimo, ish-kreu i inteligjencës në Ekuador foli në lidhje me vrasjen e 53-vjeçarit shqiptar në Ekuador, Arjan Rizaj dy ditë më parë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se po zhvillohet një operacion i koduar “Ballkani”, duke shtuar se në këtë operacion janë të përfshirë dhe shqiptarë.
Mes të tjerash ai nënvizoi se deri më tani nuk ka një numër të saktë se shqiptarë janë në Ekuador.
“Ka një investigim që po zhvillohet, por pjesa e mirë e tyre është duke u z e lidhur me një operacion të rëndësishëm që quhet operacioni “Ballkani”. Të dy këto persona janë të lidhur me këtë temë. Në fakt nuk kemi një numër korrekt se sa shqiptarë janë në Ekuador. Është shumë e vështirë të kemi një regjistër të lidhur me migracionin. Mendoj se ka një proces invstigues dhe nuk më pëlqente që të dilja paraprakisht me një mendim. Tha dhe u manifestua se mund të ketë pika lidhëse mes qeverisjes vendore dhe mes këtyre organizatave”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus