“Lidhje me Ndraghetan, zbatonin kodet e mafias” Detaje nga arrestimi i 4 shqiptarëve

13 Nëntor 2023 | 13:08

Një grup kriminal, është shkatërruar së fundmi në Itali, ku mes 26 të arrestuarve ndodhen dhe 4 shqiptarë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ky grup kriminal merrej me kultivimin e kanabisit dhe trafikun e kokainës.

Ata kishin edhe disa shtëpi, që shërbenin si ‘baza’ për takimin e anëtarëve të grupit kriminal, ku diskutohej dhe merreshin vendime lidhur me trafikun e drogës, negociatat me furnitorët dhe blerësit, kultivimin e kanabisit

17 nga të dyshuarit e arrestuar akuzohen si anëtarë të një grupi kriminal të drejtuar nga anëtarë të familjes De Marte – Gioffré, me origjinë nga Seminara dhe të lidhur me grupet ‘Ndrangheta’ banues në Kalabri.

Po ashtu, është urdhëruar sekuestro e pasurive të 18 personave që kapin vlerën e 866.400 euro, pasuri e cila dyshohet se është vënë nga veprimtaria e paligjshme që ky grup kriminal ushtronte.

Konkretisht janë sekuestruar 128 llogari bankare, 18 automjete dhe 12 motoçikleta, 6 prona dhe 39 toka të ndodhura në Diano Marina, San Bartolomeo, Cassano delle Murge, Trapani, Marsala dhe Raketat.

Hetimet e kryera si edhe përgjimi i mbi 100 numrave të telefonit çoi në shkatërrimin e grupit kriminal.

Qendra operative e grupit kriminal ndodhej në rezidencën e familjes De Marte në Diano Castello, ku falë vëzhgimit të kamerave, u bë e mundur të identifikoheshin anëtarët e shoqatës dhe rolet e tyre. Nga hetimet u konstatua se në rezidencën e Gioffré-De Marte drejtuesit e grupit kriminal morën vendime për sasinë e lëndës narkotike për t’u blerë, ku organizoheshin me detaje udhëtimet drejt Kalabrisë për furnizimin e drogës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026