Vdekja e 3 vjeçarit, mjeku: Nuk kuptohet nëse erdhi nga mbidoza e anestezisë
Anastezisti nga Italia, Alban Beltoja është shprehur se nuk është e qartë që ka qenë mbidoza e anestezisë që i mori jetën 3-vjeçarit Brian Spahiut, i cili ndërroi jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale dentare në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.
Komentet Mjaku i bëri gjatë një lidhjeje për emisionin “Good Morning Albanians” në EuroNeës, ku tha se anestezia ka ndikuar në vdekjen e 3 vjeçarit, por nuk mund të specifikohet nëse ka qenë vetëm ajo shkaktare e humbjes së jetës.
Kujtojmë se ekspertiza e mjekësisë ligjore doli në përfundimin se shkak për vdekjen e të miturit ishte mbidoza e narkozës, e përdorur përpara ndërhyrjes kirurgjikale.
“Nisur nga premisa që nuk dimë çfarë anestetiku ka bërë. Fëmija është ndjerë keq pasi iku nga klinika në shtëpi, vajti në spital dhe e trajtuan me terapi intensive. Është endema e trurin, mushkëria dhe mëlçia janë jashtë funksionit. Shkaku që e çoi atë deri këtu mund të jenë disa sëmundje.
E lexova ekspertizën, faktikisht ky përfundim i mjekut-ligjor është një konstatim i një suficenti multi-organore. Do të thotë që ai konkluzion mbidozë e anestetikut, jo vetëm që nuk specifikohet se për çfarë bëhet fjalë, por në praktikën time, është pak i forcuar për të qenë kjo shkaku i vdekjes.
Fatkeqësia ndodhi sigurisht e lidhur me anestezinë, sepse ka ndodhur menjëherë pasi i është bërë anestezia. Ka një lidhje kohore, ngjarjet që ndodhin në afërsi kohore janë të lidhura. Lidhja shkakore të thuash që ishte thjeshtë një mbidoze e anestetikut, për mendimin tim nuk mjafton”, është shprehur mjeku Beltoja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania