Rikthehet Superliga Shqiptare, u ndërpre pas vdekjes së futbollistit
Elita e futbollit shqiptar do të rikthehet më 23 dhe 24 nëntor me javën e 13-të, e cila u ndërpre në ndeshjen Egnatia-Partizani, ku në minutën e 24 futbollisti Raphael Dëamena pësoi sulm në zemër. FSHF bën me dije që eventi në fjalë do të rikthehet, madje në fjalë do të nisë në minutën e ndërprerë, teksa kalendari është zbardhur deri në fund të vitit.
Egnatia-Partizani do të luhet më 23 nëntor ora 13:30 në Rrogozhinë, ku në të njëjtën ditë luhen dhe Tirana-Kukësi e Dinamo-Erzeni. Një ditë më pas, mbyllet java e 13-të me dy sfidat Vllaznia-Laci dhe Skënderbeu-Teuta. Kalendari është zbardhur deri në xhiron e 18-të, e cila zhvillohet e cila shtrihet në datat 22-23-24 dhjetor 2023. FSHF gjithashtu ka publikuar dhe kalendarin për Kategorinë e Parë si dhe Kupën e Republikës.
Ndeshja e prapambetur mes Partizanit dhe Teutës do të luhet më 7 dhjetor. Aktualisht kampionati shqiptar udhëhiqet nga Egantia me 26 pikë, po aq sa Partizani, ndërsa më pas renditen me radhë Tirana, Laçi e Kukësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor