“Marrëveshja Kosovë-Serbi në fokus të Britanisë”, çfarë paralajmëron eksperti
Andi Hoxhaj, lektor në Mbretërinë e Bashkuar ishte këtë të premte në Euroenws Albania ku komentoi emërimin e David Cameron si sekretar i punëve të jashtme.
Duke folur rreth ndikimit që zgjedhja e tij do të ketë në Ballkani Perëdnimor, Hoxhaj tha se një nga çështjet më të rëndësishme që ka në fokus Britania, është arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
“David Cameron e njeh Ballkanin dhe Europën. Problemet që ka pasur me Europën do jenë pak të vështira sepse ai vazhdon të jetë figura e Brexit, por nga ana tjetër shikohet edhe pozitive sepse në fund të fundit është tepër demokrat, sepse ai u dha njerëzve zgjidhje. Sa i përket Ballkanit perëndimor, Britania e madhe është tepër e investuar.
Ne kemi edhe një të dërguar special në Ballkanin Perëndimor dhe duket që David Cameron do jetë goxha i përfshirë. Një nga prioritet që ka Britania e Madhe është që të gjejë në zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës. Besoj se ajo do jetë në fokus në ditët në vazhdim që të ndihmojë palët për të gjetur marrëveshjen”,-tha Andi Hoxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik