Vendosja e kryqit në Tetovë, gazetarja: Shenjëzim i territorit në trevat shqipfolëse
Një kryq i vendosur në zonën e “Kodrës së Diellit” pranë qytetit të Tetovës, ka nxitur debate të ashpra në Maqedoninë e Veriut.
Korrespondentja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi, solli përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt nga Shkupi, detaje nga situata e krijuar.
Iljazi tha se qyteti i Tetovës është me shumicë popullsie të shqiptarëve etnikë, të besimit myslimanë dhe ndaj ka pasur reagime të ashpra, pasi është parë si një provokim nga autoritetet maqedonase.
Sakaq ajo shtoi se kryqet në Maqedoninë e Veriut shpesh përdoren nga autoritetet maqedonase si simbole për të shenjuar territorin se aty ka popullsi maqedonase, kur për Tetovën nuk është rasti.
“Në Maqedoninë e Veriut gjithkund ku janë vendosur Kryqe të tilla gjigande ka pasur reagime të ashpra nga shqiptarët etnikë, pasi është marrë si provokim apo si shenjim territori se aty ka shumicë maqedonase dhe jo shumicë shqiptare. Ky është shkaku se pse ndjeshmëria e këtij rasti është shumë e madhe dhe akuzat e partive politike shqiptare janë më të të mëdha. Pasi asnjëra nuk pranon që ka pasur ndikimi eventual në vendosjen kryqit”, tha Iljazi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje