Gazetarja: Mata trafik kokaine nga Amerika Latine, lidhja e krushqisë me Breçanin
Gazetarja Aida Topalli tha në një intervistë për Euronews Albania se aksioni i djeshëm i SPAK ku u lëshuan 11 urdhër-arreste, mes të cilëve edhe për ish-drejtuesin e policisë Erzen Breçani, është vijim i dosjes Metamorfoza.
Ajo tregoi se operacioni është finalizuar në sajë të zbërthimit të përgjimeve të ardhura nga shteti francez në aplikacionin SKY ndërsa në pranga deri tani janë vënë 4 persona mes të cilëve edhe Breçani.
“Në këtë operacion janë arrestuar Erzen Breçani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim Ismail Zeneli, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova, Eralbi Breçani që është edhe djali i Erzen Breçanit dhe Ervin Mata, siç të gjithë e dimë që është edhe lidhja e krushqisë mes Ervin Matës dhe djalit të Erzen Breçanit. Janë 3 vepra penale; trafiku i kokainës në disa episode të faktuara nga drejtësia shqiptare dhe ajo holandeze e gjermane. Erzen Breçani akuzohet për pastrim parash dhe sigurimin e kushteve për vrasje, Dedan Gjoni është gjithashtu për sigurimin e kushteve për vrasje, shtetasit e tjerë me në krye Ervis Matën kanë bërë trafikun e kokainës nga vende të Amerikës latine në vendet e BE, kryesisht në Holandë dhe Gjermani”, tha Topalli.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë