“Sylvinho ndër më të mirët, më pëlqen Shqipëria”, trajneri brazilian për Euronews

21 Nëntor 2023 | 14:32

Ish-futbollisti dhe trajneri brazilian Gilmar Tadeu ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me gazetarin Enriko Gabaj për Euronews Albania, ku ka analizuar teknikun e kombëtares shqiptare, Sylvinho, si dhe ndikimin e këtij të fundit tek ai, për të drejtuar pse jo një ekip në Superligë.

Siç e dini, kombëtarja shqiptare drejtohet nga një trajner brazilian, Sylvinho. Çfarë mund të më thoni rreth tij?

Sylvinho ishte një ndër futbollistët më të mirë në pozitën e tij, një profesionist shembullor që la një trashëgimi në kombëtaren dhe në skuadrat e tij. Si trajner, ai paraqet gjeneratën e re të trajnerëve brazilianë me certifikim evropian në një nivel të lartë. Unë e shoh shumë mirë të përfaqësuar skuadrën shqiptare, po shohim rezultatet.

Si e sheh përparimin e tij me Shqipërinë? Ju keni drejtuar disa skuadra në karrierën tuaj, do dëshironit të zhvendoseshit në Ballkan për të trajnuar një ekip?

Jo vetëm unë, por bota është magjepsur nga ekipi shqiptar, unë shoh performancë dhe rezultate, kjo është sigurisht një punë e madhe nga stafi trajnues dhe lojtarët. Kam dëshirë, kushedi, në të ardhmen të punoj në ligën shqiptare. Kam punuar në vende të ndryshme dhe besoj se do ishte një mundësi e pazakontë! Me padurim po pres…

A ka ndikuar trajneri Sylvinho në bindjen tuaj në ndonjë mënyrë, që të konsideroni trajnimin, ndoshta edhe në Shqipëri?

Sylvinho më ka influencuar në kërkimin tim për certifikimin e UEFA-s, dhe duke ndjekur punën e tij me kombëtaren më ka bërë të dëshiroj bashkëpunimin me një klub në ligën shqiptare gjithashtu.

Si po shkon aktualisht karriera juaj?

Për momentin po kërkoj mundësi pune, po ndjek ligat në Evropë, klubet dhe strukturat. Besoj se do ketë shpejt një mundësi, kushedi edhe në Shqipëri!

Ndërkohë, do doja një koment për kombëtaren braziliane, si e shihni zgjedhjen e Ancelotti-t?

Si trajner dhe si brazilian, dua të shoh progresin e ekipit! Sepse besoj se kemi lojtarë shumë të mirë! Por në vitet e fundit kemi pasur vështirësi në krijimin e një ‘ekipi’, me këtë them që të luajturit si një ekip! Loja individuale është e mirë, por loja kolektive jo! Përpiqem të shoh realitetin e sotëm, sot trajneri është Fernando Diniz; e njoh atë, kam luajtur me të te Juventus në 1996, ai ka një vizion për lojën, ka personalitet, duhet kohë që ky punë të ketë rezultate… për Ancelotti… ai është një nga trajnerët më të mirë në botë.. por besoj gjithashtu që puna në një kombëtare është ndryshe nga puna në një klub.. e di gjithashtu se ai njeh futbollin brazilian dhe futbollistët brazilianë.. por deri më tani nuk kemi njohuri zyrtare për kur vjen, kështu që unë po ndjek Fernando Diniz-in.

Si futbollist, Dilmar Tadeu ka luajtur në Brazil, Portugali dhe Indi, ndërkohë sa i përket trajningut ka drejtuar ekipe në Ukrainë, Arabinë Saudite, Brazil dhe si skaut në Greqi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026