A është Silvinjo trajneri më i mirë që ka pasur kombëtarja? Flet Lorik Cana
Ish-kapitani i Kombëtares shqiptare është shprehur se nuk mund të thotë se Sylvinho është trajneri më i mirë që ka pasur ekipi ynë.
Komentet Cane i bëri gjatë një lidhjeje për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se për momentin trajneri më i mirë është ende Xhani De Biazi.
Ai tha se Sylvinho ka krijuar një frymë shumë të mirë në Kombëtare dhe kualifikimi është falë punës së tij, por shtoi se trajneri ka ende rrugë për të bërë me ekipin kuqezi.
“Nuk e di, është akoma shumë herët për të thënë diçka të tillë. Por është një trajner që ka bërë një punë të mrekullueshme. Më ka lënë një përshtypje shumë të mirë, ambienti që ka krijuar, frymën që ka krijuar aty brenda dhe kualifikimi që është diçka historike flet vetë.
Por për t’u bërë më i miri duhet të presë akoma, sepse ka ende një rrugëtim të gjatë për të bërë me Kombëtaren shqiptare. Për momentin më i miri mbetet Xhani De Biazi”, është shprehur Cana.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen