“Grupi i ferrit”, gazetari zbulon me kë mund të ndeshet Shqipëria në Euro 2024
Gazetari Ledio Halili tha në një intervistë për Euronews Albania se pret të shohë çfarë do të ndodhë në Europian kur Shqipëria të jetë përballë skuadrave të forta dhe do të shohë motivimin e ekipit.
Ai parashikoi një “grup ferri” për Shqipërinë ku përfshiu ekipet kombëtare të Francës, Holandës dhe Italisë.
“Krijohen 8 grupe me nga 4 ekipe, ku Shqipëria mund të ketë fatin të përballet në një grup ferri me Francën, Holandën dhe Italinë, në një grup bashkë me Shqipërinë dhe aty do të shohim pastaj se sa do të motivohen me ekipet e forta. Gjithsesi në vazon e katërt ekziston mundësia të bëhen pjesë dhe Ukraina, Polonia dhe Greqia që janë ekipet më të forta të përballjeve që do të ndodhin gjatë marsit. Nga 12 ekipe që kanë performuar mirë në Ligën e Kombeve e cila përfundoi, 3 nga këto 12 ekipe do të kenë të drejtën për të marrë pjesë në Euro 2024 për të plotësuar grupin,” – u shpreh Halili.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta