Grabitje me armë zjarri në Kosovë, plagoset një efektiv policie

22 Nëntor 2023 | 17:30

Një grabitje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur në një dyqan në Suharekë të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku thuhet se pas mbërritjes së efektivëve në vendngjarje, ka pasur një konfrontim me grabitësit.

Nga konfrontimi ka mbetur i plagosur me një plumb në këmbë njëri prej efektivëve të Policisë, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Policia ka pranuar informacion se në një dyqan zyrtar në Suharekë ka ndodhur një grabitje. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur në konfrontim. Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, një zyrtar policor ka marrë plagë në këmbë nga një plumb. Zyrtari policor është duke marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026