“Thuaj përshëndetje” – Nisma në Suedi që bashkon të panjohurit…
Një qytet në veri të Suedisë po inkurajon qytetarët të përshëndesin njëri-tjetrin. Qyteti, Luleå, ka rreth 80,000 banorë dhe ndodhet në veri të vendit. Banorët shohin shumë pak dritë dielli gjatë muajve të dimrit.
Qyteti ka nisur një fushatë për të ndihmuar në ngritjen e humorit të rezidentëve të saj, sidomos atyre që mund të ndihen të vetmuar.
“Përshëndetja i bën njerëzit të ndihen rehat dhe të ndihen të sigurt, është diçka që të gjithë mund ta bëjmë për të krijuar një Luleå më të këndshme,” shkruan qyteti në rrjete sociale. “Përshëndetja juaj mund të bëjë një ndryshim.”
Nisma ‘Säg hej’, që do të thotë ‘thuaj përshëndetje’ në suedisht, nisi më 31 tetor – një ditë që, përveçse është Halloëeen, është edhe ‘dita e fqinjëve’ në Suedi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se vetmia është një kërcënim urgjent për shëndetin global dhe efektet e saj të vdekshmërisë janë të barabarta me pirjen e 15 cigareve në ditë. OBSH ka ngritur një komision ndërkombëtar për problemin – i udhëhequr nga kirurgu i përgjithshëm amerikan, Dr Vivek Murthy, dhe i dërguari i të rinjve të Bashkimit Afrikan, Chido Mpemba.
Tek të moshuarit, vetmia shoqërohet me një rritje prej 50% të rrezikut të zhvillimit të demencës dhe një rritje prej 30% të rrezikut të sëmundjes së arterieve koronare ose goditjes në tru. Por ajo dëmton edhe jetën e të rinjve. Midis 5% dhe 15% e adoleshentëve janë të vetmuar, sipas shifrave që ka të ngjarë të jenë të nënvlerësuara. Në Afrikë, 12.7% e adoleshentëve përjetojnë vetminë krahasuar me 5.3% në Evropë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme