Abazoviç mban fjalën në Samitin e Diasporës: E shoh të ardhmen në politikën paqësore

23 Nëntor 2023 | 12:12

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka mbajtur fjalën në Samitin e Diasporës në Tiranë.

Në fjalën e tij ai u shpreh i bindur se të ardhmen e sheh në politikë paqësore. Ai theksoi se i gjithë qëllimi është që i gjithë Ballkani Perëndimor te jetë në BE.

Më tej ai shtoi se shpreson se kur të mblidhet Samiti i katërt, mes shteteve të mos ketë probleme.

“Në Mal të Zi ka ndodhur diçka që para tre vitesh askush nuk ka mundur me e paramenduar. Në krye të vendit ka ardhur dikush nga një pakicë. Kemi treguar  se nëse kemi një vetëbesim mundemi me bërë gjëra që janë mrekullira. Kjo që ka bërë Shqipëria në 10 vitet e fundit, ishte vërtetë një mrekulli. Sot Shqipëria  ka një fezibilitet ndërkombëtar që kurrë nuk ka mujt me i paramenduar. Se kemi menduar që ka me ndodh një transformim shoqëror ku respekti ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë ka me qenë kaq i lartë. Sot Shqipëria mban fjalën në Këshillin e Sigurimit dhe tregon një leksion moral politik. Ideja e të gjithë kombit tonë është që të jemi së bashku në BE.

Aty ka vend për të gjithë. Unë e shoh të ardhmen në politikën paqësore.  Jam i sigurt që ky Samit tregojnë se një sfidë e madhe ku ne kemi pasur probleme me vete, më vonë dhe me tjerët tashmë është duke përfunduar. Jam i bindur se deri sa të vijë Samiti i katërt s’kemi me pas probleme”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026