Samiti për turizmin, ministri Blendi Klosi: Durrësi do të presë mijëra dhe miliona turistë të huaj

14 Janar 2020 | 12:09

Tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, la pas edhe një faturë të lartë financiare për shkak të dëmeve qe shkaktoi ne sektorin e ekonomisë, kryesisht në Turizëm.

Për të rimëkëmbur këtë sektor, për të diskutuar për sfidat dhe pritshmëritë për Turizmin, në Tiranë po zhvillohet samiti “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, ku marrin pjesë përfaqësues të të gjitha shteteve ballkanike.

Ky samit zhvillohet për të ndihmuar me anë të turizmit mbi 6000 qytetarë, të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Pavarësisht goditjes së natyrës, zona e Durrësit është e paprekur, është e gatshme për të pranuar mijëra dhe miliona turistë”-tha ministri Klosi .

Ministri i Turizmit  dhe Mjedisit, Blendi Klosi në samitin “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri” që po zhvillohet sot në Tiranë tha se është në traditën e shqiptarit që Shtëpia të jetë e Zotit dhe e Mikut’

“Mijëra familje, mes tmerrit të humbjes së çatise  mbi kokë, e frikës së tokë që lëkundej nën këmbët e tyre, gjetën dyert e hapura  dhe dorën e mikpritjes, të strukturave akomoduese hoteliere shqiptare. Vetëm në pak orë, industria e turizmit u përgjigj e tëra.

Vetëm në pak orë, ata hapën dyert për të dhënë një kontribut  unik dhe të pa ndodhur askund në botë dhe që ne duam ta ndajmë sot me ju, ku industria e turizmit pranoi të shërbente si një mekanizëm shumë i rëndësishme në menaxhimin e krizave humanitare.

Pavarësisht goditës së natyrës, Durrësi, zona më e rëndësishme turistike në vend, është e paprekur dhe në vijim të një procesi të suksesshëm për vitin dhe sezonin turistik për të pranuar qindra mijëra, dhe miliona turistë të huaj”-theksoi z.Klosi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026