RMV, arratiset ish-shefi i inteligjencës Sasho Mijallkov, akuzohet si përgjegjës i skandalit të përgjimeve
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë lëshuar urdhër-arrest për ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov. Gjykata vendosi që t’i caktojë paraburgim shtëpiak Mijallkovit në pritje të aktvendimit përfundimtar për skandalin e përgjimit të paligjshëm, i cili u bë publik në vitin 2015.
Mirëpo policia nuk e ka gjetur në shtëpinë e tij për t’ia dorëzuar vendimin e gjykatës. Gjatë mbrëmjes, ekipe policore kanë kryer kontrolle në pronat e tij, ndërsa kanë kontrolluar edhe hyrje-daljet e Shkupit, por nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë.
Nëse arratisja konfirmohet e suksesshme, do të jetë kjo arratisja e dytë spektakolare në pak vite, pasi asaj të Nikolla Gruevskit në vitin 2018.
Korrespondentja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi tha se Mijallkov akuzohet për organizimin e përgjimit të paligjshëm të rreth 20 mijë qytetarëve. Se ai ishte një nga personat më të rëndësishëm në Shkup gjatë udhëheqjes së Gruevskit.
Mijallkov rrezikon deri në 15 vite burg. Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg me dyshimin se ai mund të arratisej, mirëpo ky shqetësim po rezulton të jetë i vërtetë, pasi prej më shumë se 24 orësh ende nuk ka informacione se ku ndodhet.
Nëse Mijallkov nuk do të gjendet në RMV, atëherë autoritetet do të lëshojnë një urdhër-arrest ndërkombëtar.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat