Covid-19 shtrihet tek moshat e reja, epidemiologu apel qytetarëve: Virusi ka të panjohura
Rritja e numrit të infektimeve, por edhe prekja e moshës së re me Covid-19 në vend ka shtuar shqetësimin në popullatë. Epidemiologu Artan Simaku tha për Euronews Albania se gjatë ditëve të fundit vihet re një shtim i rasteve të infektuara me Covid-19 tek moshat e reja.
“Ka një trend në ulje të moshës së prekjes nga Covid-19. Kjo është një nga arsyet pse u bë mësimi online në këto mosha. Virusi ka të panjohura dhe trendi është me rritjen e incidencës në këto mosha”, tha Simaku.
Mjeku tha se virusi mbart shumë të panjohura, ndaj kërkoi nga qytetarët të respektojnë masat kundër Covid-19.
“Kujdesi duhet maksimal dhe është gjëja që ne kemi në dorë. Masa më e rëndësishme është respektimi i rregullave të thjeshta”, shtoi ai.
Ai u ndal edhe tek një shqetësim tjetër, që është ngritur nga një pjesë e qytetarëve sa i takon dyshimeve për riinfektim me Covid-19. Mjeku Simaku thotë se një rast mund të quhet i riinfektuar nëse plotësohen të paktën tri kritere.
“Çështja e riinfektimit është një çështje akoma e paqartë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë komunitetin shkencor. Nuk jemi të sigurt nëse janë riinfektime apo jo, por dyshohet se janë riinfektime. Terminologjia më e saktë është se dyshohet për riinfektim. Që nja rast të quhet riinfektim duhet të plotësojë tri kushte kryesore; ekzaminimi si herën e parë duhet të jetë kryer nga tamponi, personi të jetë negativizuar nga bërja e tamponit të parë dhe të ketë kaluar një periudhë kohe rreth 90 ditë, këto janë tri kriteret kryesore, që një rast të quhet riinfektim”, tha Simaku.
Mjeku epidemiolog i tha gazetares Loneta Progni se në Shqipëri dyshohet për 20 raste riinfektimi.
“Të dyshuar për riinfektimet janë rreth 20 raste. Ne kemi dërguar mostrat në laboratorin e referencës dhe presim rezultatet”, shtoi Simaku.
Lexo gjithashtu:
Humb jetën në spitalin ”Shefqet Ndroqi” një 17-vjeçar me COVID-19
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat