Si u inçizuan bisedat e Thaçit në Hagë? Avokati: Plani “tinëzar” i prokurorëve

24 Nëntor 2023 | 14:50

Prokuroria në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka kërkuar që të kufizohen vizitat e të pandehurve Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, me pretendimin se tre ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët tani po gjykohen për krime lufte, kanë bërë “përpjekje të paligjshme për të ndërhyrë te dëshmitarët dhe për të penguar dëshminë e tyre”.

Këtë e komentoi dhe avokati Tomë Gashi në një intervistë për Euroneës Albania duke thënë se Prokuroria mund të ketë inçizuar bisedat por kjo nuk do të thotë se janë të vërteta pasi sipas tij ata janë përdorur në mënyrën që kanë dashur ata.

Më tej shtoi se e gjithë kjo ishte një grackë e Prokurorisë.

“Dëshmitarët e mbrojtur  dhe anonimë nuk mundet që as emrat e tyre ti përmendin me të tjeët kur bisedojnë, përveç se me klientët e tyre. Ky është një dështim i avokatëve dhe do të të duheshin që  të këshillojnë klientët e tyre e ndoshta dhe të tjerë që mund t’ë thoshte se mund të flisnin për gjëra që krejtësisht lejoheshin.

Nga Gjykata pritet drejtësi, por jo nga prokuroria sepse qëllimi kryesor është që të dëshmohen para një trupi gjykues akuzat, paguhen miliona euro. Kjo ka qenë një grackë nga Prokuroria në Hagë. Gjykata duhet të ishte në nivelin e duhur dhe të mos i pranojë këto gjëra që po ndodhin sepse do të dëmtonin tepër rëndë. Prokuroria mundet me inçizuar dhe mua dhe ty, por nuk janë prova të ligjshme të një gjykatë ndërkombëtare. Prokuroria bën një kërkesë dhe pastaj Gjykata e vlerëson. Nëse Prokuroria i inçizon, këto prova mund t’i përdor për vetveten, por nuk janë prova të pranueshmë në Gjykatëm, dhe vlera e tyre është zero”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026