Derbi numër 185 i Italisë, Juventusi sfidon Interin për kreun, zikaltrit favoritë

26 Nëntor 2023 | 15:50

Juventus-Inter është supersfida e javës së 13-të në kampionatin Italian, aty ku dy skuadrat po kalojnë formën e tyre më të mirë. Zikaltrit prej javës udhëheqin kampionatin, ndërsa në anën tjetër bardhezinjtë renditen në vendin e dytë, ndërsa distance mes tyre është vetëm 2 pikë.

Në 5 përballjet e fundit në kampionat, torinezët i kanë pikët e plota, teksa Interi ka 4 fitore dhe 1 barazim, kjo e fundit ndaj Bolognas.

Juventusi ka luksin të luajë vetëm në Serinë A, duke qenë se është dënuar me 1 sezon për të luajtur në garat evropiane, por problemet i ka me dëmtimet. 5 futbollistë mungojnë në kampin e Allegrit, ndërsa Alex Sandro e Locatelli janë në dyshim. Tek Interi situata është krejt e kundërt, Bastoni e Pavard nuk janë në dispozicion, teksa Cuadrado nuk është rikuperuar plotësisht.

Sa i përket përballjeve direkte në kampionatin italian, përgjatë historisë, shifrat flasin në favor të Juventusit, i cili edhe në sezonin e fundit i fitoi të dyja përballjet.

Në kupa fitoi Interi, i cili në ndeshjen e parë barazoi 1-1 në Torino, ndërsa në të dytën fitoi në shtëpi minimalisht. Skuadrat kanë diferenca dhe në vlerat monetare, ku padyshim më tepër vlen armata zikaltër plot 563 milionë euro kundrejt 421 milionë euro të bardhezinjve, sipas asaj që bën të ditur ‘transfermarkt’. Një detyrë të vështirë ka 42-vjecari Marco Guida, i cili do të ndajë drejtësinë në këtë përballje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026