Aktori nga Shkodra: Nuk pendohem që nuk e takova Zef Dedën në këto 20 vite

27 Nëntor 2023 | 08:43

Aktori Sandër Ruçi është shprehur se nuk është penduar që nuk e ka takuar Zef Dedën, edhe pse tha se e kishte ditur që kishte qenë i sëmur.

Komentet Ruçi i bëri përmes një lidhjeje në “Good Morning Albanian” në Euronews, ku tha se ka karakter të vështirë dhe nëse do të donte ta kishte takuar Zef Dedën, do të kishte shkuar ta takonte.

“Ishemia ka bërë punën e vetë, goditjet kanë qenë të njëpasnjëshme… E kam dit që ka qenë i sëmur, por unë jo se nuk jam interesuar, por nuk kam shkuar ta shikoj. Për të mos qenë hipokrit nuk më vjen keq që nuk kam shkuar ta shikoj, sepse nëse do të më kishte ardhur, do të kisha shkuar.

Unë e kam një fije karakteri të vështirë. Nuk kam qejf që duke qenë në këmbë, duke qenë gjallë… Jam më i vjetri sot për sot pas Zylyha Milotit në skenë prej atyre që kanë mbetur gjallë. Unë skam ardhur për të dhënë llogari”, është shprehur Ruçi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024