VIDEO| Etna nën dëborë, vullkani shpërthen pavarësisht reshjeve të akullta

27 Nëntor 2023 | 14:21

Riaktivizimi i kraterit jug-lindor të vullkanit të Etnës, në Itali, nisi më 19 nëntor dhe në tre ditët e fundit është intensifikuar.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Katania, ky fenomen karakterizohet nga një seri sekuencash të shkurtra që zgjasin nga 10 deri në 30 minuta, të kombinuara me një periudhë mungese aktiviteti 60-minutëshe.

“Këto aktivitete që karakterizojnë majën e vullkanit tonë mund të konsiderohen miqësore në njëfarë mënyre, pasi nuk janë kurrë të rrezikshme. Ato janë më tepër aktivitete spektakolare të cilat u pëlqejnë njerëzve e që janë të bukura për t’u parë”, deklaroi Marco Neri, vullkanolog.

Bomba llave të lëngshme që shpërthejnë janë lëshuar nga krateri në një lartësi prej disa qindra metrash. Disa nga këto bomba bien jashtë kraterit, ndërsa hiri, gazi dhe avulli i çliruar vërshojnë drejt lindjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026