Pikturuan flamurin gjigand kuqezi mbi dëborë, flet në Euronews autori
Duli Kasmi një nga realizuesit e flamurit Kuq e Zi në borë ishte i ftuar ditën e sotme në Euronews Albania ku foli për realizimin e veprës së veçantë dhe vështirësitë që hasën.
Ai theksoi se donin të realizonin diçka të veçantë për festën por nuk e dinin konkretisht se çfarë. Më pas flamurin donin ta realizonin në një livadh pa parashikuar se do binte dhe borë, gjë që e bëri dhe më të bukur.
Ai tha se flamuri është realizuar në zonën e Krastës në Martanesh pasi plani për në Kukës dështoi,
“Ideja ishte që të bënim diçka për festën e 28 nëntorit po nuk e kishim menduat për si do e bënim. Nuk e kishim menduar as në dëborë flamurin. Ishte një sfidë për ne sepse bora e thith ngjyrën. Ne mundohemi ta sjellim festën te shqiptarët në forma nga më të ndryshme. Ne jemi gjithë kohës duke krijuar kontekt për të promovuar Shqipërinë. Kishim ndihmën e piktorit Arian Sufa. Ai na ka ndihmuar shumë Arian Sufa. Donim ta realizonim në Kukës por u kthyem sepse ishin bllokuar rrugët. Më pas ikëm në Martanesh, në afërsi të Krastës”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 09:53 Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh