Artizania Sulaj: 1500 Euro kushton veshja tradicionale me pelerinën e Vlorës

29 Nëntor 2023 | 07:56

Artizania dhe Etnografja, Edlira Sula ishte këtë të mërkurë e ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur për kostumet popullore dhe realizimin e tyre.

Ajo tha se një veshje e qëndisur me fije ari e thjeshtë, duke ju referuar kostumit që mbante të veshur gjatë emisionit gazetarja Ujeza Doshlani, kushton deri në 1500 euro.

Artizanja tha se në këtë çmim përfshihen pelerina, fustani, kapelja dhe këpucët, ndërsa shtoi se është edhe një lloj tjetër punimi me fije ari i cili është më i kushtueshëm.

“Ka disa lloje të qëndisjeve me fije ari. Ka fije ari që është e përpunuar dhe e mbledhur në ngjyrën e arit,  ka fije ari që mblidhet por edhe lahet në shkumë ari, kjo nuk është e larë në shkumë ari.

Ne tani e kemi gjetur dhe kemi një sasi të vogël, por në momentin e qëndisjes do kohë më shumë dhe në momentin e blerjes, kostoja e saj është më e lartë.

Një pelerinë e kësaj natyre, i kompletuar i gjithë kostumi, shkon deri në 1500 euro. Ka fustanin ka kapelën, këpucët, ne mundohemi që edhe këpucët t’i qëndisim siç është kjo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024