“Ismail Qemali” nga Mitrovica feston Pavarësinë në Tiranë: 20 vite që e bëj këtë rol
Në Tiranë po zhvillohet këtë 28 nëntor një paradë për ditën e Pavarësisë, në të cilën ishin të pranishëm qytetarë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e veriut, e nga të gjitha vendet ku ka shqiptarë. Disa prej tyre madje kishin ardhur të veshur si figurat historike.
Gazetarja e Euronews Albania Ortensa Budlla, mori në intervistë një qytetar i cili prej 20 vitesh luan rolin e Ismail Qemalit.
Ai zgjodhi të mos e thoshte emrin e tij, por zbuloi se ishte nga Mitrovica.
“Gjithandej më njohin si Ismail Qemali. Ka raste që edhe kur prezantohem me emër e mbiemër më ngatërrojnë me Ismailin. Unë nuk e kam zgjedhur si personazh, por figura më ka ardhur nga Zoti.
Të parët që më kanë identifikuar si Ismail Qemali kanë qenë fëmijët në shkollën e vajzës, e në atë kohë mjekrën e kam pasur më të shkurtër e më të zezë. I veshur si Ismail Qemali unë ndiej shumë krenari, por edhe përgjegjësi të madhe.
Madje ne kemi ardhur 100 veta nga Mirtovica dhe më thonë si nuk i thua dikujt jo kur të kërkojnë foto. Mua i veshur kështu nuk më shkon mendja të them jo”,-tha Ismail Qemali nga Mitrovica.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen