Aktivisti nga Londra: Policët anglezë e kishin me makinat, jo me shqiptarët…

29 Nëntor 2023 | 19:55

Festa e Pavarësisë i ka gjetur shqiptarët në Londër duke kënduar këngë patriotike dhe duke valëvitur flamujt kuq e zi.

Por ndërsa rrugët rreth Westminsterit u bllokuan nga turma pasi kishin dalë me makina luksoze për të festuar, mes tyre ka pasur edhe të shoqëruar nga policia, pasi kanë hedhur fishekzjarre si dhe dyshohet se kanë hedhur shishe në drejtim të oficerëve.

Daniel Nikolla, aktivist në Angli tha në një intervistë për Euronews Albania se shumica e shqiptarëve që morën pjesë në festime ishin familjarë dhe në përgjithësi atmosfera ishte shumë miqësore.

Sipas tij, pjesa e rrëmujës ka ndodhur kur organizatorët e festimeve kanë deklaruar të mbyllur eventin, por disa të rinj kanë vendosur të vijojnë festën.

“Momenti kur këto gjëra ndodhin (shoqërimi i disa shqiptarëve) është kur i është dhënë forcë policisë për të shpërndarë makinat që kishin dalë me flamuj shqiptarë pasi qendra ishte bllokuar totalisht. Fishekzjarrët dhe përballimi i situatës nga policia u dha atyre forcë që të ndërhynin për të shoqëruar disa persona. Në momentin kur organizatorët kanë bërë thirrje që të largohen, pasi festa ka mbaruar, turma ka bërë atë që ka dashur”, tregoi aktivisti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026