Gazetari: Himara është territor shqiptar, por shumica e popullsisë greke

30 Nëntor 2023 | 14:21

Tre hapat e menjëhershëm që duhet të ndërmarrë Tirana në mënyrë që Greqia të pranojë hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në lidhje me çështjen Beleri përfshihen në një deklaratë me shkrim të depozituar dje në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) në Bruksel.

Në veçanti, pala greke kërkon që kryetari i zgjedhur i Heimarrës Fredi Beleri të marrë detyrën menjëherë, të respektohet e drejta e tij për një proces të drejtë dhe prezumimi i pafajësisë.

Këtë e komentoi gazetari Stavri Marko në një intervistë për Euronews Albania. Ai bëri deklaratën e fortë duke thënë se shumica e popullsisë që ndodhet në Himarë ka prejardhje të lashtë greke.

Mes të tjerash ai nënvizoi se ligji i investimeve strategjike është bërë për të grabitur tokat e Himarës.

“Himara është në territorin e Shqipërisë  por shumica e popullsië ka ka prejardhje të lashtë greke. Ligji i  investimeve strategjike është bërë për të grabitur tokat e Himarës. Evropa mbron gjithmonë gripet etnike. Beleri është pjesë e saj pasi e kanë votuar 4 mijë himariorë. ”-tha ai.

Ndërsa nga ana tjetër, pedagogu Roland Qafoku u shpreh se kushtet e Greqisë për bllokimin e negociatave nuk kanë sens.

“Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë kanë qenë shumë herë më të përmirësuara se vite më parë. Kanë qenë shumë të komplikuara marrëdhëniet. Unë nuk arrij të kuptoj se si në një pikë të tillë, u bë  bust ish-kryeministri. Nëse Greqia pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE, nuk na nevojitet fare. Nuk kanë sens kushtet e Greqisë”-theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024