Fundviti në Shkodër, gazetari: Ka dhe shumë pak vende të lira për festat
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga raportoi për “Review” nga Shkodra, aty ku këtë vit festimet janë shumë më të gjalla krahasuar me çdo vit tjetër.
Ka shumë më shumë atmosferë, drita, dekore dhe sigurisht turizëm. Gjerga tha se ka edhe pak vende dhe pjesa më e madhe është rezervuar.
“Kanë nisur rezervimet, por njerëzit akoma pyesin a është e vërtetë kjo që po ndodh në Shkodër apo jo sepse për hir të së vërtetës vitet e kaluara ka qenë diçka komplet tjetër. Sa i takon çmimeve duhet të themi se nuk ka pasur lëvizje, ndërsa pjesa më e madhe e restoranteve, bujtinave dhe hoteleve janë të prenotuara këtë fundvit në Shkodër. Kanë mbetur vetëm pak vende dhe ajo që është më e rëndësishmja, duhet t’u themi të gjithë shqiptarëve që në Shkodër këtë vit do të festohet dhe jeni të mirëpritur për të shijuar një fundvit të jashtëzakonshëm,” – u shpreh Gjerga.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve