Vrasja e 14-vjeçares, qytetarët në RMV peticion për rikthimin e dënimit me vdekje
Vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, aq më tepër kur u zbulua që pjesë e planit të rrëmbimit ishte dhe babai i saj.
Një peticion ka nisur të shpërndahet gjerësisht në rrjete sociale, ku qytetarët nënshkruahnë për rikthimin e dënimit me vdekje në Maqedoninë e Veriut.
Duke dashur të kërkojnë drejtësi për ngjarjen e rëndë, qytetarët shprehet se dënimi me burgim të përjetshëm është pak dhe personat që kryejnë akte të tilla duhet të marrin dënim kapital.
Gjorçevska në moshën 14-vjeçare u gjet e vdekur, pasi paraprakisht ishte rrëmbyer dhe ekzekutuar. Për vrasjen e saj akuzohen pesë persona, në mesin e të cilëve edhe babai i saj, i cili dyshohet se ka dhënë informacione për lëvizjet e të bijës. I dyshuari kryesor është Ljupço Palçevski – Palço, një person publik i cili gjendet në arrati.
Të dyja rrëmbimet që përfunduan me vrasje në RMV, dyshohet se u kryen nga i njëjti grup në përbërje të të cilit ishin tre të arrestuarit Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski.
I dyshuar në vrasjen e 14-vjeçares është dhe babai i saj, i cili ndihmoi rrëmbyesit me qëllim përfitimin e shumave monetare nga e ëma e vajzës.
Koka e grupit Lupço Palevski, është një personazh i njohur në Maqedoninë e Veriut, pasi është drejtuesi i një lëvizjeje pro-ruse.
Sipas prokurorit të rastit Gavril Bubevski, arsyeja e vrasjes së 74 vjeçarit Pançe Zhezhovskit është për përfitime materiale.
Sipas tij grabitësve u duhej një makinë për të rrëmbyer 14-vjeçaren dhe për këtë arsyer rrëmbyen dhe vranë të moshuarin.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor