Spahiu: Berisha s’ka mbështetje popullore, prandaj nuk proteston në sheshe
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se arsyeja se përse Berisha nuk proteston në sheshe është humbja e mbështetjes popullore.
Ai tha se lëvizja radikale i ka forcuar pozitat brenda grupimit, por nuk ka më njerëz me vete. Sidoqoftë, juristi vlerësoi se Berisha ka arritur të trembë sistemin e drejtësisë, për aq kohë sa ende nuk është arrestuar, ndërsa ka eklipsuar dhe forcat e reja politike.
“Lëvizjet radikale forcojnë pozitat brenda grupimit, por të largojnë mbështetjen popullore, që do të thotë, çdo kush e kupton që Berisha nëse do të kishte mbështetje në popull, nuk do t’i vinte zjarrin parlamentit, por bulevardit, nuk do t’i vinte zjarrin karriges së Lulzim Bashës, por do t’i vinte zjarrin zyrës së kryeministrit Rama, nuk do i vinte zjarrin podiumit të Lindita Nikollës, por do digjte gjithë parlamentin me turmat e popullit, do e bënte si në 97’-tën. Fakti që Berisha nuk e bën dot si në 97’-tën është sepse i kanë ngelur maksimumi 97 njerëz, pra nuk ka mbështetje popullore. Ajo ku ai ka arritur qëllimet është në dy aspekte. E para ka arritur të trembë sistemin e drejtësisë dhe e dyta ka eklipsuar forcat e reja politike,” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë