A funksionon drejtësia në Shqipëri? Djali i Belerit: Babai im ra pre e mashtrimit
Djali i Fredi Belerit, Petro Beleri në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania është shprehur se nëse drejtësia në Shqipëri do të funksiononte në mënyrë të pavarur babai i tij do ishte në krye të detyrës që i takon.
Arrestimin e Belerit, i biri e konsideron si rrëmbim duke shtuar se i ati ra pre e një mashtrimi që iu bë.
Mes tjerash ai nënvzoi se objektivi i të atit është që të zhvillojë Himarën.
“Drejtësia në Shqipëri duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Nëse kjo do të ndodh atëherë shumë shpejt do të bëhen gjërat e kuptueshme. Domethënë, babai im të shkojë në pozitën e caktuar dhe e gjithë kjo skenë që është stisur në mënyrë kaq të keqe të bjerë në tokë. Objektivi i popullit himariot por dhe i babait tim është të mos krijojë probleme por të zhvillohet Himara dhe integrimi i Shqipërisë në familjen europiane. Kam qenë në kontakte të vazhdueshme me tim atë. Bëhet fjalë për një rrëmbim. Ne e pamë të gjithë se si u bë ai rrëmbim dhe këtë dikush e përkthen si arrest i menjëhershëm. Ne kemi pamjet e atij arestimi. Bëhet fjalë për një mashtrim, babai im ra pre”-tha ai.
Gjithashtu ai theksoi se dëshmitarët që kanë dëshmuar kundër Belerit janë të paguar në polici, ndërsa shtoi se janë thënë shumë gjëra që sipas tij nuk janë të vërteta.
“Dëshmitarët që kanë thënë për tim atë janë paguar nga policia. Është dhe një dëshmitarë tjetër që është komandanti i postës së policisë së Himarës që tha se i kanë dhënë para dëshmitarët e kanë udhëzuar Arsen Ramën që të ngrejë këtë skenë por askush nuk mbante mend nëse kishte korrupsion në zgjedhje. Askush nuk mbanin mend shumë gjëra, por mbanin mend vetëm atë skenë që kishin ngritur ata vetë.”-tha Petro Beleri.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet