“Boll ma, stop femicidit”, sot marshim në Prishtinë për Liridonën
Sot në mesditë në Prishtinë do të organizohet një marshim me moton “Boll ma, stop femicidit”.
Ishte aktorja Donikë Ahmeti, një nga organizatoret e marshimit, që bëri thirrje në rrjetet sociale për sensibilizim duke e cilësuar femicidin një urgjencë kombëtare.
“Vrasja e grave e dhuna sistematike e patriarkatit duhet të marrë fund! Femicidi, mizogjenia e maskuliniteti toksik vazhdojnë të na terrorizojnë përditshëm. Jeta e grave cenohet çdo ditë, në shtëpi, në rrugë, në punë, në hapësira publike e private.
Femicidi është urgjencë kombëtare. Është momenti i fundit që institucionet tona dhe shoqëria ta trajtojë me seriozitetin më të lartë vrasjen e grave e dhunën ndaj tyre, dhe të dënojë maksimalisht kriminelët përkitazi me ligjin…
Ndaj, më 7 dhjetor, 2023 nga ora 12:00 marshojmë nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të kundërshtuar shtypjen e vrasjen e grave nën moton “Stop Femicidit! #BollMa”, së cilës i paraprin performanca artistike “Hope Bubble” krijuar nga Donikë Ahmeti.
Vrasja e Liridona Ademajt ka shpërfaqur fytyrën e vërtetë të sistemit patriarkal. Nëse ndokush deri më tash ka pasur dyshime se femicidi nuk ekziston në Kosovë, vrasja e Liridona Ademajt është rast puro femicid: planifikim, organizim, ekzekutim.
Është momenti i fundit t’i japim fund femicidit.
Është momenti i fundit të sjellim drejtësi, e barazi gjinore.
Është momenti i fundit t’i japim fund patriarkatit, e bashkë me të edhe shtypjes.
Që të mos ketë Liridona të tjera, viktima të femicidit”, shkroi Ahmeti në faqen e vet në Facebook.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:22 Krizë politike në Iran?/ Polemika në Asamblenë e Ekspertëve për negociatat bërthamore dhe marrëdhëniet me SHBA-në
- 17:21 Shtyhet certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, ankesat e kandidatëve të PDK-së bllokojnë procesin
- 17:16 Katër liqene, natyrë dhe ushqime bio! Funari, perla e fshehur e Elbasanit që po tërheq turistë nga Shqipëria dhe Europa
- 17:08 INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026
- 16:57 Rubio do të informojë ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve mbi marrëveshjen me Iranin
- 16:53 Rrëfimi prekës i nënës që shpëtoi me foshnjën 18-ditëshe nga rrënojat e tërmetit në Venezuelë: I prekja hundën nëse merrte frymë