Salianji: Nuk do të tërhiqemi nga beteja, s’bëhemi dot palaçot e Edi Ramës

7 Dhjetor 2023 | 10:24

Deputeti i PD-së Ervin Salianji në një deklaratë për mediat pas daljes nga Kuvendi ku pati kaos dhe tensione tha se nuk tërhiqen nga beteja e tyre.

Ai theksoi se kërkojnë komisione hetimore duke shtuar se vetëm Kuvendi ka mbetur pa kapur nga pushteti.

Mes tjerash ai theksoi se nuk do të lejojnë që të bëhen palaçot e Edi Ramës.

“E patë sot në mënyrë tinzare dhe me vrap  PS e votoi buxhetin i cili për herë të parë godet shtresën e mesme , shtresën më të rëndësishme në nëj demokraci. Ne nuk bëhemi dot palaçot e Edi Ramës. Amendimet i votuan për dy sekonda. Të gjithë partnerët ndërkombëtarë kërkojnë që Shqipëria dhe parlamenti të jetë në një rol balancues dhe mbikëqyrës për kryeministrin. Ne nuk po lëmë që vendi të shkojë në një regjim të plotë. Vetëm ky institucion ka mbetur pa kapur. Ne kërkojmë komisione hetimore”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026