Raporti i PISA, Mehmeti: Jemi më keq se në vitin 2000, gabimi i qeverisë
Arsimi në vendin tonë po rrënohet. Njohuritë e 75% të 15-vjeçarëve shqiptarë në matematikë, lexim dhe shkenca janë përkeqësuar në 4 vitet e fundit.
Kjo faktohet nga rezultatet e Raportit të Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve “PISA 2022”, ku vendi ynë renditet i 62-ti, në nivel global mes 80 Vendeve, që përfshihen në testimin e iniciuar nga vendet Anëtarë të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD.
Pedagogu Ndriçim Mehmeti në një intervistë për Euronews Albania teksa komentoi raportin e PISA, tha se Shqipëria është më keq se në vitin 2000.
Ai theksoi se kanë ndikuar disa faktorë duke fajësuar dhe qeverinë që nuk ka marrë masa për të zevëndësuar mësimet e humbura gjatë kohës së pandemisë, ku mësimi u zhvillua online.
“Ne nuk shkojmë dot katër. Kemi pasur një rritje të lehtë dhe të qëndrueshme ndër vite. Jemi më keq se në vitin 2000. Mali i Zi e ka 750 euro rrogën mesatare. Normën për mësuesit e ka 15 orë për t’i lënë mundësinë që ai të trajnohet. Ne nuk krahasohemi dot me Rumaninë që ka bërë dy reforma të forta në arsim dhe në shëndetësi. Serbia është akoma më mirë. Nga 23 projekte që kishte BE, 18 i mori Serbia.
Pandemia, mungesa e infrastrukturës, varfëria e prindërve dhe për shkak se qeveria nuk ka marrë masa që të rimbursoj çështjen e mësimit online, parashikoj që nga një pikë dy, do kalojë në dy vite diferencë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 Skenë madhështore dhe një publik i madh, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë
- 22:00 Dita e 42-të, nis marshimi i qytetarëve, gazetarja tregon intenerarin e rrugëve ku do të protestohet
- 21:52 Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
- 21:33 Ekonomisti Muharremi: Review-të negative po shkatërrojnë Pasuritë Kombëtare, e njoh mirë turizmin